Artina Hasani, pjesëmarrëse në “S2ABC Project” për administratën sportive

Menaxherja e Eventeve në FBK, Artina Hasani, do të udhëtojë në Bruksel të Belgjikës, ku do të jetë pjesëmarrëse në programin “S2ABC Project” për administratën sportive.

Programi fillon më 20 shtator dhe do të përfundojë të premten, më 22 shtator.

Modulet e këtij Programi ishin online, ndërsa Kursi pas Brukselit do të vazhdojë edhe në tremujorin e parë të vitit 2024.

Diplomimi do të mbahet në Kosovë. Tri modelet kryesore janë: Menaxhimi i projektit, financa dhe burimet njerëzore.

Hasani është përfaqësuese nga Federata e Basketbollit e Kosovës, ndërsa marrin pjesë 30 përfaqësues nga vende të ndryshme evropiane.

Pjesëmarrësit do të kenë disa aktivitete të përbashkëta, ku përfshihet edhe vizita në Parlamentin Evropian, Komiteti Ndërfederal Olimpik i Belgjikës, ku do të ligjërohet për Rolin e kësaj organizate ndaj atletëve olimpikë dhe Perspektiva nga ish-atletët olimpikë.

Gjithashtu do të ligjërohet për Rolin e Edukimit në WADA Antidoping nga Thierry Zintz, rruga drejt barazisë në menaxhimin e sportit nga Geraldine Zeimers.

Po ashtu do të ketë edhe aktivitete të tjera të socializmit dhe aktivitete fizike. /Zeri.info