Shqiptari në Itali vret shqiptarin me kaçavidë

Një shqiptar ka vdekur në Itali, ndërsa fillimisht u dyshua se humbi jetën si pasojë e aksidentit, por më vonë u kuptua që është qëlluar disa herë me kaçavidë në bark nga pasagjeri shqiptar që ndodhej me të në veturë.

Goditja në bark që iu bë 47-vjeçarit nga i dyshuari u bë shkak që pastaj të ndodhte edhe aksidenti.

Sipas ekspertëve, i dyshuari 34-vjeçar mjetin që e përdori për të qëlluar viktimën e gjeti në makinë, në kohën kur tashmë i ndjeri ishte duke vozitur.

Dyshohet se ata kanë pasur një debat gjatë rrugës para se të ndodhte vrasja, raporton Euronews.al.

I dyshuari tashmë është i arrestuar nën akuzën për vrasje, ndërsa ai ka heshtur para policisë dhe nuk është deklaruar.