“Agjenti Jesus”, sulmuesi i Arsenalit zbulon se si i kishte ndihmuar londinezëve të nënshkruajnë me Zinchenkon
Gabriel Jesus ka zbuluar bisedat që ai ka pasur me Oleksandr Zinchenkon pas largimit të tyre nga Manchester City.
Jesus që u transferua në Londrën Veriore vitin e kaluar, ka bërë të ditur se si është munduar për ta bindur ish-bashkëlojtarin e tij te City, Oleksandr Zinchenko, që t’i bashkohet Arsenalit në atë afat kalimtar.
“Edu më dërgoi një mesazh dhe më tha se do të shkojnë në shtëpinë e Zinchenkos, më pyeti nëse dëshiroja tu bashkohesha atyre dhe më pas të kthehesha me avion. Unë pranova. Shkova atje dhe bisedova me të. Ai ishte i habitur”, tha Jesus para gazetarëve.
Tutje, ai tha se do ndihej i lumtur në rast se kjo ka ndikuar sadopak në vendimin e ukrainasit.
“Nëse ndihmova vetëm pak në vendimin që ai mori për të ardhur, jam i lumtur, sepse e dua atë si lojtar, dhe si person. E trajtoj atë si një vëlla dhe jam shumë i lumtur që erdhi. Ai është duke luajtur mirë, duke luajtur çdoherë, jam shumë i lumtur për të”, përfundoi Jesus.
Dyshja e re e Arsenal luajtën një rol të madh në përpjekjen e Arsenalit për të fituar titullin e Ligës Premier sezonin e kaluar, por në fund doli Manchester City triumfues duke fituar tripletën.
Që të dy se bashku, deri më tash kanë shënuar 12 gola dhe kanë kontribuar me 8 asistime, teksa Arsenal e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2016/17.