Begaj pas takimit me Borrellin: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi është garanci për sigurinë në rajon
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë takimit me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi është garanci për sigurinë në rajon.
Begaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
“E falënderova për mbështetjen e tij dhe të Komisionit për Integrimin Evropian të Shqipërisë, si dhe për vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor”.
“Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rikthimi te dialogu midis dy vendeve është garanci për sigurinë në rajon”, shkroi Begaj.