Polakët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ballkanit ndaj Plzenit
Ballkani do të zhvillojë të enjten ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Kampionët e Kosovës do të luajnë në udhëtim ndaj skuadrës çeke, Viktoria Plzen.
UEFA ka deleguar tashmë edhe gjyqtarët për këtë përballje. Gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë janë nga Polonia.
Damian Sylwestrzak do të jetë gjyqtari kryesor. Bartosz Heinig dhe Adam Karasewicz do të jenë ndihmësit e tij.
Wojciech Myc është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.
Ndërkaq, në dhomën e VAR-it do të jetë Pawel Malec, bashkë me asistentin e tij, Tomasz Musial.