Kurti takoi ambasadorin e Finlandës, flasin për investimet në sektorin e energjisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi gjatë pasdites Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Në këtë takim u bisedua për çështjet bilaterale me theks investimet në sektorin e energjisë në përputhje me objektivat e qeverisë për diversifikim të burimeve të energjisë dhe tranzicionin e gjelbër.
Zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për dialogun në Bruksel, gjithashtu ishin pjesë e bisedës sot.
Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Republikën e Kosovës. /Zëri