Pas bisedimeve të pasuksesshme në Bruksel, Lajçaku do ta takojë Vuçiqin në New York

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi do ta takojë në New York presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiqi do të ketë takime me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, me përfaqësuesin special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, me Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian, Marash Shevçovich e me presidentin e Republikës së Koresë, Jun Sok-Yol.

Vuçiqi e kryeson delegacionin serb në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Takimi Lajçak - Vuçiq do të zhvillohet pas mosrezultatit në bisedimet e së enjtes në Bruksel.

BE-ja sot doli me një deklaratë zyrtare, ku kërkoi nga Kosova dhe Serbia angazhim për gjetjen e një plani për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.