Kanabis në ballkon, Prokuroria kërkon rikthimin në qeli të Encës
Prokuroria e Tiranës kërkon rikthimin në qeli të këngëtares Ruensa Haxhiaj (Enca), të cilës iu zbuluan në ballkonin e shtëpisë disa vazo ku kultivonte kanabis.
Vendimi i Gjykatës së Tiranës, që liroi këngëtaren, duke caktuar ndaj saj masën e “detyrimit për paraqitje” është ankimuar në Apel nga prokuroria.
Këngëtarja u arrestua pasi u akuzua se kultivoi bimë kanabis në ballkonin e banesës së saj në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo, mirëpo në fund gjykata vendosi ta lërë të lirë.