Ministri Krasniqi: Zgjedhjet në veri veç me peticion, dorëheqja e kryetarëve kërkesë e Serbisë
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve të komunave veriore vjen nga Beogradi.
Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk duhet të brengosen për kërkesat që vijnë nga Serbia dhe se dorëheqja e katër kryetarëve është akt moral.
“Kosova është palë konstruktive në këtë proces, ne i kemi tashmë dy herë nga 25% të Policisë nga objektet e komunave, e kemi Udhëzimin Administrativ që i hap rrugë peticionit të qytetarëve për largimin e kryetarëve, këto janë veprime të vullnetit të mirë të Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.
“Nuk ka asnjë autoritet që mund të kërkojë dorëheqjen, ai është akt moral. Unë kam vazhdueshëm takim me kryetarët e komunave, ata e kanë mbështetur procesin e peticionit dhe ata mendojnë se kjo është demokracia dhe ne duhet të përkujdesemi për demokracinë e jo për dëshirat e kujtdo qoftë. Dorëheqja e kryetarëve është kërkesë e Beogradit, ne nuk jemi këtu që të brengosemi se çka mendon e çka kërkon Beogradi, ne jemi këtu si institucion të përkujdesemi për demokracinë”. /EO