Shpërthimi në një shtëpi në Lipjan, pas gruas vdes edhe burri

Dy javë më parë në fshatin Leletiq të Lipjanit kishte ndodhur një shpërthim në një shtëpi.

Nga ky shpërthim ishin lënduar burrë e grua, ku si pasojë gruaja kishte vdekur ditë më parë, ndërsa burri ka vdekur të hënën në QKUK, ku ishte duke u trajtuar, transmeton Zeri.info.

“Lidhur me rastin është raportuar se më datën 18.09.2023, rreth orës 19:17, viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK, ka vdekur”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri