Rohde për deklaratën e BE-së: Thirrje e qartë për Kosovën dhe Serbinë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur deklaratën e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi.
Ai, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se thirrja drejtuar dy vendeve është shumë e qartë.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim, pa vonesa të mëtejshme.
“Një thirrje e qartë kristal e Bashkimit Evropian drejtuar Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim pa vonesa të mëtejshme”, shkroi ai në Twitter.
Read HR @JosepBorrellF's statement on behalf of EU-27 member states ë on the KOS-SRB dialogue. A crystal clear appeal by the EU-27 towards KOSë and Serbiaë to engage constructively and in good faith without further delay!
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 19, 2023
ëhttps://t.co/HuFJtF9qEU