Ishte duke fikur një zjarr fushor në Viti, i përkeqësohet gjendja dhe vdes
Një person ka vdekur në Viti.
Sipas Policisë, viktima mashkull ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Viti për shkak se të njëjtit, derisa kishte qenë duke e fikur një zjarr fushor, i ishte keqësuar gjendja shëndetësore.
“Viktima ishte pranuar në Emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri