Një 3-vjeçar dyshohet se u rrah nga edukatoret e një çerdheje në Fushë-Kosovë, pamjet e kamerave [video]
Një fëmijë trevjeçar raportohet të jetë rrahur brutalisht nga edukatoret e çerdhes shtetërore “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë.
Rastin e ka denoncuar publikisht Fatos Geci, familjar i trevjeçarit, i cili në pamjet e publikuara tregon një moment ku nipi i tij tërhiqet zvarrë për duarsh nga njëra edukatore.
Geci madje thotë se më pas nipin e tij e dërgojnë në një dhomë tjetër, hapësirë e cila nuk posedon dot kamera dhe sipas tij “tri mësuese e rrahin pa mëshirë”.
Pas këtij rasti, raportohet se trevjeçari nuk ka gjendje të mirë shëndetësore.
“Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Idioteve dhe monstrave të tilla duhet t’u jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. Prostitutave të ndyra do t’i jepet fund”, ndan plot mllef shqetësimin e tij për nipin Fatos Geci.