Si duhet të veprojë KQZ-ja pas udhëzimit administrativ “për zgjedhjet në veri”?

Zgjedhjet në komunat veriore mund të mbahen, por duhet edhe vullneti i qytetarëve, shumica serbë.

Të paktën këtë mundësi e jep Udhëzimi Administrativ i përpiluar së fundmi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Pas hyrjes në fuqi të udhëzimit administrative përfaqësuesit e partisë në pushtet brenda Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, konsiderojnë se mund të fillohet me mbledhjen e nënshkrimeve për të nisur iniciativa për shkarkimin e kryetarëve.

“Realisht po të shiqohet holl-holl (në detaje) nuk ka nevojë për asnjë rregullore, sepse këto procedura i ka kryer KQZ-ja edhe i kryen vazhdimisht, a e kanë një emër tjetër.! Por funksioni është i njëjti, meqenëse çdo institucion duhet që procedurat e veta çdo procedurë të veten ta ketë të standarizuar me shkrim me rregullore me udhëzues apo me çkado mirë është me i nxjerrë ato”, thotë Sami Kurteshi, Anëtar i KQZ-së nga LVV-ja.

Sipas Kurteshit KQZ-ja është institucion ligj-zbatues dhe institucion i pavarur kushtetuese i cili duhet të zbatojë ligjet sa i përket zgjedhjeve, referendumeve dhe votimeve. Ky udhëzim sipas tij është dashur të bëhet pas vitit 2008, sepse në ligjin për Vetëqeverisjen Lokale kërkohet që aktet nënligjore të miratohen brenda 6 muajve.

Kaq optimist nuk janë përfaqësuesit e opozitës brenda KQZ-së.

“Ne funksionojmë sipas mandatit Kushtuetues, si një insittucion i pavarur kushtetues dhe i imponohet(n) ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligjin për zgjedhjet lokale. Prandaj ato që vijnë konform legjislacionit në fuqi, ne ato dokumente do i pranojmë. Për udhëzimin administrativ konsiderojmë që ka tejkalim të kompetencave të saj”, thotë Arianit Elshani, Anëtar i KQZ-së nga PDK.

Sipas Elshanit KQZ ende nuk e kanë trajtuar udhëzimin administrativ, dhe konsiderojnë që udhëzimi nuk mund t’i imponohet këtij institucioni të pavarur.

Çfarë qëndrimi kanë nga vet ky institucion nuk kanë treguar. RTV Dukagjini gjatë ditës ka tentuar të komunikojë me zëdhënësin, Valmir Elezi, por i njëjti nuk ka treguar gatishmëri për t’u intervistuar.