UNESCO zgjedh 5 kështjella unazore daneze në listën e trashëgimisë botërore
Pesë kështjella daneze në formë unazore nga epoka e vikingëve janë shtuar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Qytetet u ndërtuan midis viteve 958 dhe 987 gjatë kohës së mbretit viking Harald Blåtand,si regjent, njoftojnë mediet skandinave.
Kështjellat unazore janë disa nga mbetjet arkeologjike më të shquara nga epoka e vikingëve në Danimarkë.
Pesë kështjellat janë të përhapura në të gjithë Danimarkën: Aggersborg dhe Fyrkat në veri të Jylland-it, Nonnebakken në Ishullin Fyn, Borgring në Själland dhe Trelleborg afër Slagelse në Västsjälland, transmeton RTK.
“Është hera e parë që Danimarka me forca të veta po përpiqet ta zërë një vend në listën e trashëgimisë botërore. Kështjellat vikinge janë kandidatë për gjeometrinë unike dhe për dëshminë e ndërtimit në Danimarkë që njohim nga historia. Unë angazhohem për ngritjen e interesimit dhe zgjerimin e njohjes së historisë së Danimarkës në botë”, deklaroi ministri i Kulturës së Danimarkës, Joy Mogensen.