Shkelja e dy këmbësorëve në Ozdrim: Familja Shala ia zgjat dorën e pajtimit asaj Elshani

E shtuna e kaluar do të ishte fatkeqe dhe dita e fundit për dy këmbësorët që u goditën për vdekje nga një veturë në fshatn Ozdrim të Pejës.

Viktimave Fadil dhe Avni Shalës sot iu dha lamtumira e fundit, shkruan Zeri.info.

Por, gjatë ceremonisë së varrimit, familjet Shala dhe Elshani shtrinë dorën e pajtimit.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që njëkohësisht ishte pjesë e ceremonisë mortore.

Haradinaj aktin e pajtimit e quajti të ndershëm dhe burrëror./Zëri