Konjufca pret në takim shefin e ri të EULEX-it, flasin për sundimin e ligjit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Fillimisht Konjufca e uroi Barbanon për detyrën e re, teksa theksoi përkushtimin e legjislativit për avancimin e legjislacionit veçmas në fushën sundimit të ligjit, raporton Zeri.info.

Gjatë këtij takimi kreu i Kuvendit u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, shtet ligjor, siguri dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj, si dhe për zhvillim të mëtejmë të karakterit të patjetërsueshëm demokratik të shtetit tonë që synon integrim në institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare.

“Ndërsa z.Barbano, duke e falënderuar Kryetarin Konjufca për pritjen, rikonfirmoi gatishmërinë e misionit të EULEX-it për bashkëpunim të ndërsjellë brenda mandatit të këtij misioni”, thuhet në komunikatë. /Zëri