Nysrete Kumnova dorëzon kallëzim penal ndaj Veljko Odalloviqit

Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave” Nysrete Kumnova e ka dorëzuar kallëzim penal kundër Veljko Odalloviqit.

Ajo, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kërkon hetimin dhe ndjekjen e tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës për përfshirjen në krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Kumnova shpreh bindjen se Odalloviqi duhet të përgjigjet për krimet që janë kryer nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

E para e shoqatës “Thirrjet e nënave” theksoi se ai duhet të përgjigjet për krimet e luftës e jo të kujdeset për zbardhjen e tyre.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Veljko Odalloviq mbante pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës.

Odalloviqi aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur.

Sipas Nysrete Kumnovës, akuzohet për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.