Ramadani: Lajçaku ka qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi
Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka dalë në një linjë me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Ramadani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Lajçaku ka qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi, raporton Zeri.info.
Postimi i plotë:
Një skandal do ta rrëzojë Lajçakun
Skandali që mund t’i dalë Lajçakut dhe ekipit të tij do ta largojë atë përfundimisht nga ndërmjetësimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçaku ka qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi, përmes metodave dhe kapaciteteve që ka në dorë Vulini.
Ai ka minuar kështu përpjekjet për rezultate në dialog, duke i shërbyer qëllimit të Serbisë për të mos normalizuar raportet me Kosovën.