Kurti: Pyetja e fundit, gazetarët po i bëjnë nga tri-katër pyetje
Në fund të konferencës, pas kërkesave të shumë gazetarëve për t’i parashtruar pyetje, Kurti tha se më nuk do të marrë pyetje.
Arsye për këtë ai thotë se është që gazetarët po ia bëjnë nga 3-4 pyetje.
“Mua më vjen keq që kjo është pyetja e fundit, por arsyeja se pse është kjo pyetja e fundit që do t’i përgjigjemi është për shkak se gazetarët që po e marrin fjalën po i bëjnë nga 3-4 pyetje. Pra duhet të organizoheni që të bëni nga një pyetje dhe do të pyesni të gjithë”, tha ai.
Kurti nuk iu përgjigj pyetjes se pse nuk merr pjesë në studio televizive.