Ibrahimoviqi viziton ish-shokët e tij të skuadrës te Milani në stërvitje
Milan momentalisht është duke bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes që e zhvillon ditën e martë në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Newcastles dhe Rossonerët janë befasuar me një vizitë nga Zlatan Ibrahimoviq, i cili pak kohë më parë njoftoi tërheqjen nga futbolli.
41-vjeçari që ka shënuar 76 gola në Serie A me fanellën e Milanit, ishte parë mëngjesin e së hënës teksa kishte mbërritur në Milanello, aty ku e përcolli nga afër seancën e tyre stërvitore.
Edhe pse ai ka luajtur një rol të madh dhe ka qenë një figurë e rëndësishme për Milanin gjatë sezoneve të fundit, momentalisht ai nuk bën pjesë në stafin teknik të Stefano Piolit.
Suedezi ishte parë, sidoqoftë, duke biseduar me Piolin dhe asistentin e tij Giacomo Murelli.
Prezenca e tij para sfidës ndaj Newcastle me shumë mundësi do të jetë e mirëpritur nga kampi kuqezi pas humbjes së thellë që pësuan me rezultat 5-1 ndaj Interit në ligë.
Milani do ta fillojë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve nesër (e martë) me fillim në orën 18:45. /telegrafi
Sorpresa a Milanello di #Ibrahimovic, vicino al #Milan in questo momento difficile post derby ë pic.twitter.com/6OVSI09w56
— Luca Maninetti (@LucaManinetti) September 18, 2023