Hoxhaj: Si dekor kjo pjesëmarrje e Kosovës në Asamble të Përgjithshme të OKB-së, s’e përmbush asnjë interes
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një shkrimi, duke thënë se kur politika e jashtme e Kosovës shërbehet dhe reduktohet vetëm në dialog me Serbinë, pjesëmarrja e Kosovës në Asamble të Përgjithshme të OKB-së nuk e përmbush asnjë interes.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në Asamble të Përgjithshme të OKB-së nuk përmbush asnjë interes, “sepse atje as nuk do të komunikohet as ndonjë njohje dhe as votë për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare”.
“Kur politika e jashtme e Kosovës shërbehet dhe reduktohet vetëm në dialog me Serbinë dhe dialogu nuk është fare platformë për njohje të ndërsjellë, por është instrument për menaxhimin e krizës në veri, pjesëmarrja e Kosovës në Asamble të Përgjithshme të OKB-së nuk përmbush asnjë interes, sepse atje as nuk do të komunikohet as ndonjë njohje dhe as votë për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Me rëndësi pjesëmarrja si dekor dhe si qëllim”, shkroi Hoxhaj.