Nënkryetarja Sahatçiu vë gur themelin e aneksit të çerdhes në “Bregun e Diellit”
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka vënë gur themelin e aneksit të çerdhes në “Bregun e Diellit”.
“Edhe një tjetër zotim i nisur! IP ‘Ardhmënia’ në Prishtinë është njëra ndër institucionet parashkollore më të kërkuara të lagjes ‘Bregu i Diellit’ në @kryeqytetiprishtine. Me hapësirën e re deri së shpejti mundësojmë regjistrimin për klasa të reja dhe ambiente më të mira për përvojë sa më të plotësuar”, shkroi Sahatçiu.
Ajo ka përgëzuar drejtoreshën e Arsimit Besianë Musmurati për përkushtimin e përditshëm për punime sa më të shpejta e cilësore.