Hoti: Qeveria pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë, investimet publike janë tkurrur
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se në tre vjet të qeverisjes së Albin Kurtit nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm.
Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo qeveri nga fillimi ka trend rënës të ekonomisë, teksa shton se investimet publike në tre vjetët e fundit janë tkurrur shumë.
Postimi i plotë:
Trendi rënës i ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie – që nga tremujori i dytë i vitit 2021 kur e nisën mandatin.
Pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e bashkëpunon me sektorin privat, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta që as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet.
Kjo ka qenë e pritshme. Në tre vjet të qeverisjes nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm. Investimet publike në tre vjetët e fundit janë tkurrur jashtëzakonisht shumë. E gjithë politika ekonomike është reduktuar në subvencione, të cilat mundësojnë mbijetesë, por jo zhvillim.