Haradinaj: Kosova në NATO është zgjidhja, jo anasjelltas
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova e ka zgjidhje anëtarësimin në NATO dhe jo anasjelltas.
Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar sa më shpejt në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, aq më shumë rend dhe ligj dhe aq më shumë ekonomi, raporton Zeri.info.
Postimi i plotë:
Rendi dhe ligji nuk ka alternativë. Duhet të forcohet në të gjithë vendin, pa përjashtim.
Siguria e përgjithshme lehtëson dhe shpejton rendin dhe ligjin. Siguria dhe stabiliteti forcon edhe ekonominë.
Kosova në NATO është zgjidhja. Jo anasjelltas.
Jo larg integrimeve euroatlantike për më shumë rend e ligj. E kundërta. Sa më afër integrimeve dhe sa më shpejt në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, aq më shumë rend dhe ligj, aq më shumë ekonomi.