Hyri ilegalisht në Kosovë, policia ndalon veturën me targa të Serbisë
Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në Uglarë të Graçanicës, e cila ishte futur ilegalisht në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 16:10, në Uglarë të Graçanicës, raporton Zeri.info.
“Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, veturë në të cilën ka qenë edhe një pasagjer i dyshuar mashkull shtetas i Serbisë. Dyshohet se vetura është futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikëkalimeve të rregullta kufitare”, njofton Policia.
Policia bën të ditur se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti i lartcekur dhe të procedohet në procedurë të rregullt. /Zëri