Osmani merr pjesë në shënimin e 10-vjetorit të Grave Lidere në Politikë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, ku po mbahet Sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, mori pjesë në një ceremoni, në të cilën u shënua 10-vjetori i Grave Lidere në Politikë.
"Në një adresim para grave të tjera lidere, presidentja Osmani foli për angazhimin dhe rolin e shquar të grave në epoka të ndryshme të historisë së zhvillimit të vendit. Ajo theksoi se Kosova, në 15 vjetët e pavarësisë së saj, shquhet për lidership të grave në politikë, teksa potencoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të vazhdueshëm me qëllim të fuqizimit të grave në jetën publike", thuhet në njoftim.
Osmani në adresimin e saj theksoi se Kosova po dëshmohet si vend lider në udhëheqjen e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe potencoi se fuqizimi i grave në fushën e sigurisë, si dhe në fusha të tjera, është mundësia më e mirë për ta avancuar shoqërinë në tërësi. /Zëri