Dy policë lëndohen gjatë arrestimit të një personi në Gjakovë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Gjakovë dhe se gjatë arrestimit të tij dy policë janë lënduar.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 17:03, në Gjakovë, raporton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë dhe njëkohësisht gjatë arrestimit ka rezistuar, me ç’rast janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftim. /Zëri