Zhduket një person në Fushë-Kosovë

Një femër ka raportuar në Polici se familjari i saj ka dalë nga shtëpia dhe për dy javë rresht nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.

“Ankuesja femër kosovare më datën 17.09.2023 ka raportuar se viktima mashkull kosovar para dy javësh ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri