Kurti ndan çmimin kryesor “Vjosa Berisha” për filmin më të mirë në edicionin e 15-të të “PriFest”-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë dhe ndau çmimin kryesor “Vjosa Berisha” për filmin më të mirë ballkanik, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në edicionin e 15-të të “PriFest”-it, që u mbajt në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“Në edicionin e 15-të këtij festivali, Kurti përgëzoi organizatorët dhe vullnetarët, artistët dhe artdashësit, autorët dhe spektatorët që po e mirëmbajnë kaq të veçantë dhe madhështor ‘PriFest’-in”, thuhet në njoftim.
Ai para se të ndante çmimin për filmin më të mirë ballkanik u shpreh se “Zelli, kreativiteti dhe mirësia e Vjosa Berishës nuk kishte çmim, mirëpo ky festival tash e ka një çmim me emrin e Vjosa Berishës për filmin më të mirë ballkanik”.
Sipas tij, në një konkurrencë impresive fituesit për çmimin më të mirë filmi ballkanik “Vjosa Berisha”, janë dy filma: “Hyjnesha e Kuqe”, ndahet mes filmave “Toka brenda meje” nga Fisnik Maxville, Kosovë/Zvicër dhe “Blaga’s Lessons” nga Stephan Komandarev, Bullgari. /Zëri