Sot, mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.

IHMK-ja njofton se të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat do të sillen ndërmjet 12-15 dhe 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes.