Gjendet 15-vjeçarja shqiptare që u raportua e zhdukur në Gjermani
Është gjetur shqiptarja 15-vjeçare e cila ishte raportuar e zhdukur në Gjermani që nga data 11 shtator.
Lajmin e ka njoftuar familja e saj përmes rrjeteve sociale.
Në një postim Instagram familjarët kanë treguar se ajo tashmë gjendet në shtëpi.
Po ashtu ata shprehën falënderime për çdo person që ka dhënë ndihmë për të rënë në gjurmët e Rahmones.
“Shumë faleminderit të gjithëve. Sicili prej jush ishte i rëndësishëm në përpjekjet për ta gjetur atë. U jemi mirënjohës juve dhe Zotit”, thuhet në postim.