Gazetarja Emra: U godita me shishe, ma ndaloi frymën
Gazetarja e Artmotion Ulpiana Emra, ka folur rreth incidentit në palestrën “13 qershori” në Suharekë ku edhe u luajt finalja e Superkupës së baskebollit në mes të Trepçës dhe Pejës.
Emra në Sports Show tha se është goditur me shishe në shpinë nga ana e tifozëve.
” Momentalisht kam pak dhimbje, kam pasur dhimbje që nga ai moment, e cila ma ka ndalur frymëmarrjen”, tha Emra.
Ajo tha se gjendja e saj është stabile dhe se po ndjehet më mirë.
Ndeshja Trepça-Peja, u deshtë të ndërpritej për ca momente për shkak të hedhjes së gjësendeve nga tifozët.
Trepça e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Pejën në finale.
Mitrovicasit triumfuan me rezultat të ngushtë 78-76, ndaj pejanëve.