Edgar Morais shpërblehet me çmimin “Aktori më i mirë” në PriFest
Sonte po ndahen çmimet e edicionit të 15-të të PriFilm Fest, i cili ka filluar më 12 shtator ndërsa përfundon sonte më 17 shtator.
“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” është produkt i një bashkëpunimi mbresëlënës ndërmjet Shqipërisë, Portugalisë, Greqisë dhe Kosovës.
Në film luajnë aktorë të shquar si Edgar Morais, Rafael Morais dhe Drita Kabashi, aktore me origjinë nga Kosova e cila luajti për herë të parë në një film në gjuhën shqipe.
Industria e Filmit nga Izraeli, ishte fokus në edicionin e sivjetmë të PriFest.
*Çmimin e ka marrë regjisori Gentian Koçi, në mungesë të aktorit kryesor. /kultplus.com