Pacolli sot mbërrin në New York, thotë se do të ketë takime të rëndësishme për Kosovën
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli që është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës është nisur për në New York.
Pacolli ka thënë se atje do të mbërrijë sot dhe do të ketë siç thotë ai takime të rëndësishme për Kosovën.
”Edhe një orë tjetër arrij në New York për të u prezantuar në takimet e mia të rëndësishme për Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.
Agjenda e vizitës së Pacollit në New York nuk është bërë publike.