Barazim në dy ndeshjet e Albi Mall Superligës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës, në kuadër të xhiros së pestë.

Dukagjini dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1.

Ballkani është i dyti me 10 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Dukagjini është  i teti me 3 pikë pas pesë ndeshjesh. 

Edhe Liria ka arritur ta nxjerr një barazim kundër Prishtinës, në ndeshjen që u luajt në Hajvali. 

Ky barazim e dërgon Prishtinën në vendin e katër në Albi Mall Superligë, derisa Liria tubon 6 pikë dhe është në vendin e 6-të.