Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e fundit të javës së pestë në Superligën e Kosovës.

Dukagjini e mbylli pjesën e parë me epërsi 1:0 ndaj Ballkanit.

Altin Merlaku realizoi në minutën e 45-të për epërsinë e klinasve.

Gol pati edhe në pjesën e parë në ndeshjen mes Prishtinës dhe Lirisë, që u mbyll 1:0.

Leotrim Kryeziu shënoi në minutën e 34-t për epërsinë e kryeqytetasve.