Gjashtë shtetas të huaj pa dokumente hasen në Jarinjë të Epërme

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të një veture me targa vendore në Jarinjë të Epërme ka parandaluar një rast të kontrabandimit me migrantë.

Në këtë veturë janë hasur gjashtë shtetas të huaj, të cilët nuk posedonin dokumente.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa viktimat trajtohen nga njësia e Migrimit”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri