Interi me fitore të thellë në derbin ndaj Milanit
Interi ka arritur të fitojë derbin ndaj Milanit në kuadër të xhiros së katër në Seria A.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultat 5-1.
Golat për “Nerazzurrët” i shënuan Mkhitaryan 5’, 69’, Thuram 38’, Çalhanoglu 79’ dhe Frattesi 90+3.
Në anën tjetër, për “Kuqezinjtë” realizoi vetëm Leao në minuttën e 57-të.
Pas kësaj fitore, Interi është lider me 12 pikë, kurse Milani e sheh vetën në pozitën e tretë me nëntë sosh. /Zeri.info