Rama: Më 1 tetor, të gjitha gratë mund ta bëjnë mamografinë falas në tri QMF

 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se në tri Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet, më 1 tetor, të gjitha gratë mund ta bëjnë mamografinë falas.

Rama tha se mamografia më 1 tetor falas mund të bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF-në në “Veternik”.

“Me 01 Tetor të gjithë duhet të vrapojmë për një kauzë shumë të rëndësishme, ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit”.

“Autobusët e Trafiku Urban Prishtinë tashmë kanë marrë ngjyrë rozë në kuadër të fushatës ‘Race for the Cure Prishtina’”, shkroi Konjufca, transmeton Klankosova.tv.

Ai falënderoi drejtorin e Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, e doktorët për punën e bërë në këtë kauzë.