Reperi Getoar Selimi publikon fotografi me pjesëtarë të fisit “Massai Mara” në Afrikë

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, dhe bashkëshortja e tij, Marina Vjollca, kanë shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Afrikë.

Ata kanë kaluar kohë së bashku në Kenya, ku kanë shijuar bregdetin bashkë me vajzën e tyre në fund të sezonit veror.

Teksa kanë qëndruar në shtetin e largët, familja kanë pasur rastin që nga afër të takohen edhe me një nga fiset e veçanta të këtij vendi.

Reperi Getoar Selimi ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shihet bashkë me disa pjesëtarë të fisit afrikan Massai Mara.

Në fotografi, reperi i hitit “Flaka” mund të shihet i veshur me një kostum të portokalltë, gjersa pranë tij janë pjesëtarët e tjerë të veshur me veshje tradicionale të fisit të tyre.

Geti përndryshe është duke shijuar disa ditë pushimi pas një sezoni të ngjeshur me punë dhe prurje të reja muzikore. /Telegrafi/