Fitore për Llapin dhe Gjilanin, baras për Dritën

Kanë përfunduar tri ndeshjet e Superligës të vlefshme për xhiron e pestë.

Gjilani ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultat 1-0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan.

në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Kushtrim Shabani në minutën e 55-të.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe kuqebardhët festuan fitoren.

Gjilani ka katër pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Malisheva mbetet e dyta me nëntë pikë. 

Llapi ka shënuar fitore si mysafir i Feronikelit 74 me rezultat 3-0.

Me këtë fitore Llapi merr pozitën e parë në renditje me 10 pikë, ndërsa Feronikeli është i teti me 3 pikë. 

Fushë Kosova dhe Drita kanë ndarë pikët duke barazuara me rezultat 1-1.

Drita ka 6 pikë deri më tani me tri barazime dhe një fitore, ndërsa për Fushë Kosovën ishte pika e parë në elitë.