Liverpooli fiton në udhëtim te Wolvesi

Liverpooli ka arritur të fitojë në udhëtim te Wolvesi në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Molineux” përfundoi me rezultat 1-3.

Golat për Reds i realizuan Gakpo në minutën e 55-të dhe Robertson në 85’ dhe Elliot 90+1, kurse për Wolvesin shënoi Hee-Chan (7’).

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli merr vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Wolvesi në pozitën e 15-të me tri sosh. /Zeri.info