Rama e cilëson pritje vëllazërore vizitën në Shkodër

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se është pritur në mënyrë vëllazërore nga kryebashkiaku i Bashksisë së Shkodrës, Benet Beci.

Rama e ka cilësuar të mrekullueshme vizitën në Shkodër.

“Një vizitë e mrekullueshme në këtë qytet të pasur me histori, kulturë dhe pamje të mahnitshme!”, ka shkruar Rama në Facebook.

Tutje, Rama ka falënderuar Becin për mikpritjen, si dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Falënderojmë z.Beci për mikpritjen dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi, i cili tashmë është shndërruar në urë lidhëse mes vendeve tona”.

Përfund, Rama thotë se Prishtina dhe Shkodra kanë vizion të përbashkët  për t’i forcuar lidhjet e dy qyteteve.