Blinkeni kërkon nga BE-ja të bëjë presion më të madh mbi Dodikun

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blenken në një konferencë të përbashkët për media që ka mbajtur në Uashington me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock, ka kërkuar që BE të bëjë presion mbi aktorët politikë në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilët po e vënë vendin në rrezik, veçanërisht ndaj presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik.

"Ne folëm se si Bashkimi Evropian mund të bëjë presionin ndaj aktorëve që ekspozojnë rrezik në Bosnjë e Hercegovinë, veçanërisht Dodik, duke përdorur të gjitha mjetet e nevojshme dhe duke forcuar aftësinë e misionit të stabilitetit. Ne e vlerësojmë shumë udhëheqjen e Gjermanisë kur bëhet fjalë për kufizimin e disa flukseve financiare për Dodikun" tha Blinken.

Sekretari amerikan dhe shefja gjermane e punëve të jashtme po ashtu thanë se kanë biseduar edhe për forcimin e forcave të EUFOR-it në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe për Kinën, Tajvanin dhe Ukrainën. Sa i përket kësaj të fundit, Berbock deklaroi se Gjermania do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

E kujtojmë se një ditë më parë, vetë lideri serb i Bonjës, Dodik në kremtimin e Ditës së Bashkimit të Serbisë që u mbajt në Nish, tha se vetëm bashkimi i serbëve në një shtet është rruga e drejt, dhe kërkoi që të gjithë të bashkohen rreth presidentit Aleksander Vuçiq.

“Sot vetëm bashkimi ynë ka sukses. Ka sukses sepse i mërzit ata. Ata gëzohen kur ne nuk jemi të bashkuar. Por më thuaj, a ka një komb të madh në të cilin nuk ka sukses në bazë të unitetit të tyre-nuk ka. Prandaj serbët duhet të jenë të bashkuar, të bashkuar rreth qeverisë, të bashkuar rreth institucioneve, të bashkuar rreth Vuçiqit”, tha Dodik në Nish./rtk