Vazhdon lirimi i hapësirave publike në “Aktash”, Rama: Trotuaret s’janë për vetura

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është duke vazhduar implementimi i projektit për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike në lagjen “Aktash”.

Rama theksoi se nuk do të ndalen deri në arritjen e synimeve për t’ua kthyer këto hapësira qytetarëve, raporton Zeri.info.

“Trotuaret nuk janë për vetura!

Në lagjen ‘Aktash’ po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësirat publike për qytetarë.

Duke ditur se për Sektorin e Mobilitetit prioritet është lëvizja aktive për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të gjithë këmbësorët e tjerë, atëherë nuk do të ndalemi deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë”, theksoi ai ndër tjera. /Zëri