Arrestohet një femër në Ferizaj, sulmoi fizikisht nënën e saj

Të premtën rreth orës 02:30 është arrestuar një femër në Ferizaj për dhunë në familje.

E njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e saj, raporton Zeri.info.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri