Kërcënon prapë Radojiçiq, kërkohet arrestimi i tij

Kërcënimi i fundit i nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, drejtuar Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, në Prishtinë po shihet si mjaftë serioz për sigurinë në veri të vendit.

LDK thotë se duhet iniciuar kërkesë ndërkombëtare për kapjen e tij, derisa pushteti po zotohet për një gjë të tillë. Reagime pati edhe nga PDK-ja.

I arratisur në Serbi. I kërkuar nga organet e ndjekjes penale të Republikës së Kosovës dhe i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Krejt këto nuk po e ndalin Milan Radojicicin të kërcënojë me destabilizim të katër komunave veriore.

Të enjten ai dha një kërcënim të hapur për kryeministrin Albin Kurti, pak orë pas takimit të tij me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Zyrtarë të partive politike në vend po e shohin shqetësuese thirrjen e Radojicic, derisa kërkojnë veprime konkrete kundër tij.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, po thotë se duhet të bëhet kërkesë ndërkombëtare për kapjen e nënkryetarit të Listës Serbe.

Pse s’po ndodhë kjo, ai e ka një dyshim.

Por, anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli, ka një zotim se çka do të bëhet me të të ashtuquajturin bosin e krimit në veri të Kosovës.

Por, për dallim nga dy kolegët e tij, shumë më ndryshe po e sheh kërcënimin e Radojiciq, ish-drejtori i Policisë së Kosovës.

Rashit Qalaj ka një kërkesë për institucionet e vendit.

Radojiciq i cili njihet edhe si kryetar i vërtetë i Listës Serbe, vazhdimisht ka kërcënuar me destabilizim të vendit.

Kërcënimi i fundit ndaj kryeministrit Kurti ishte me fjalët se koha do të tregojë se kush do të paguajë në fund për gjithë zhvillimet në Mitrovicë të Veriut, Zvecan, Zubin Potok dhe Leposaviq./teve1