E mashtroi duke i premtuar se do t’ia rregullonte dokumentet, në pranga prishtinasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “mashtrimit”.

Sipas Policisë, personi me inicialet T.V., 56-vjeçar dyshohet se i ka marrë ankuesit shuma të ndryshme të parave që arrijnë shumën e 30 mijë euro, duke i thënë se do t’ia rregullonte dokumentet, raporton Zeri.info.

“Dyshohet se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore që nga viti 2021”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri