“Gara e përtacëve” thyen rekord në Mal të Zi, pesë garues po “përtojnë të ngrihen nga shtrati”
Në fshatin Brezna afër Pluzhinës, Malin e Zi, për vendin e parë në “garën e përtacëve” po luftojnë pesë garues meshkuj dhe gra.
Gara ka hyrë në ditën e 29-të, ndërsa organizatori thotë se të gjithë janë të befasuar nga kjo, pasi rekordi i mëparshëm ishte pesë ditë i shtrirë.
Miça Blagojeviq deklaron se garuesit po kalojnë mirë dhe se kohën po e shpenzojnë duke u shoqëruar me njëri-tjetrin, raporton N1.
“Është një garë shumë psikologjike dhe pjesëmarrësit janë personalitete interesante. Ata janë një skuadër e shkëlqyer dhe disa miqësi do të mbeten atje”, thotë organizatori për N1.
Ai tregon se garuesit po u rekomandojnë njerëzve të tjerë që të shtrihen për të paktën një ditë, të mos lëvizin, të qëndrojnë vetëm dhe të mendojnë për jetën.
Ndryshe, fituesit do t’i takojnë 1000 euro, ndërsa këtë vit morën pjesë 21 konkurrentë.